KYFOPLASTIKA, VERTEBROPLASTIKA DHE SAKROPLASTIKA

 Jane metoda moderne te trajtimit të frakturave vertebrale dhe sakrale si rrjedhojë e osteoporozës, traumës apo semundjes metastatike në kolonën vertebrale. Konsiderohen si minimal invasive surgery sepse e gjithe nderhyrja behet ne menyre perkutane. Duke perdorur instrumente special dhe nepermjet vrimave te vogla injektohet një lëndë e ashtuquajtur cimento biologjike Brenda ne trupin e vertebrave te prekura. Përdoren kryesisht dyl loj cimentosh:

  1. Kalcium Phosphat që është një nga elementet përbërës të kockës normale. Karakteristikë e kësaj substance është mundësia për tu shndëruar me kalimin e kohës në kockë normale.
  2. Cimento akrilike e cila nuk ka veti të shndërrohet në kockë normale por mbështet strukturën e një vertebre të thyer nga ana biomekanike, duke bërë të mundur stabilizimin e frakturës vertebrale. Lloji i cimentos që përdoret është në varësi të shkakut të frakturës. Në frakturat për shkak të traumës apo të osteoporozës kryesisht përdoret Kalcium Phosphat, ndërsa në frakturat për shkak të metastazave përdoret cimento akrilike.

Kyfoplastika 

Teknika operatore bën të mundur restaurimin e lartësisë së vertebrës së thyer nëpërmjet përdorimit të një balloni të vogël qe futet brenda në trupin e vertebrës duke përdorur kanula të vogla. Ky ballon është i lidhur me një manometër i cili shërben për të kontrolluar presionin e fryrjes së tij. Më pas balloni largohet dhe boshllëku i krijuar brenda trupit të vertebrës pas fryrjes së ballonit, mbushet nga injektimi i cimentos biologjike e cila ngurtësohet duke stabilizuar frakturën vertebrale. E gjithë procedura kryhet nëpërmjet 2 vrimave 5-7 mm për cdo vertebër, nëpërmjet lëkurës, pa traumë kirurgikale. Nën vëzhgim radioskopik me C-arm bëhet i mundur kontrrolli i saktë i të gjithë hapave të kësaj procedure.

Vertebroplastika

Eshte metode e ngjashme me kyfoplastiken, por me disa ndryshime:

-nuk ka nevoje per materiale te kushtueshme si balloni, pasi injektimi i lendeve behet vetem duke perdorur kanula.

-koha e nderhyrjes operatore me e shkurter

Sakroplastika

Eshte metode e njejte me vertebroplastiken, por ne kete rast injektohet cimento ne sacrum. Trajton frakturat osteoporotike te sakrumit (insufficiency fractures) duke permiresuar dhimbjen e mezit.

Udhëzime të përgjithshme

Këto lloj procedurash kryhen nën anestezi gjenerale. Në disa raste kur gjendja e pacientit përbën kundërindikacion për anestezi të përgjithshme atëherë procedura mund të kryhet nën anestezi lokale. Ju do të qendroni në spital 2-3 dite. Gjate kësaj periudhe me ndihmën e fisioterapistit do të ngriheni dhe do të ecni. Ju do të rikontrolloheni nga mjeku specialist ortoped në 3 javë, 6 javë, 3 muaj dhe 6 muaj.

Dobia e kësaj teknike operatore

Kjo teknikë operatore përbën një nga shumë teknikat me ndërhyrje minimale në

shtyllën kurrizore (Minimal Invasive Spine Surgery-MISS). Si e tillë ofron: –

-traumë kirurgikale minimale (disa milimetra), dëmtim minimal të indeve të buta,

– pa humbje gjaku dhe pa patur nevojë për transfusion,

– dhimbja e traumës kirurgikale është shumë e vogël,

– kosmetika e traumës kirurgikale është superiore në krahasim me

operacionet e hapura për të njëjtin problem,

– qëndrimi në spital është i shkurtër,

– rehabilitimi është shumë më i shpejtë.

– komplikacione shume te rralla krahasuar me kirurgjine e hapur

-me kryesorja: trajtohen paciente ne te cilet kirurgjia e hapur eshte kunderindikacion

– ne trajtimin e pacienteve me tumore mund te kombinohet me lehte me metoda te tjera si radioterapia, krahasuar me kirurgjine e hapur.

KOMBINIME TË MEDODËS SË KYFOPLASTIKËS/VERTEBROPLASTIKES ME METODA TË TJERA KIRURGIKALE

Metoda e kyphoplastikës dhe vertebroplastikes mund të përdoret e vetme, ose e kombinuar me teknika të tjera operatore në mënyrë që pacienti të përfitojë rezultatin maximal të mundshëm.

Trauma e shtyllës kurrizore përbën një fushë të gjere të përdorimit të teknikave të kombinuara (hybride). Tashmë vendin e ndërhyrjeve shumë të mëdha, spondylodezave që përfshijnë shumë nivele vertebrale, sipër dhë poshtë vertebrës së dëmtuar, e ka zëvëndësuar spondylodeza hybride që përbën një kombinim të  spodylodezes me pak nivele vertebrale (short fusion), me kyfoplastikën. I gjithë operacioni kryhet nëpërmjet vrimave të vogla dhe instrumenteve speciale.

I njëjti kombinim i kyphoplastikës dhe vertebroplastikes me spondylodezën, mund të përdorët në trajtimin e tumoreve të shtyllws kurrizore. Pjesë e trajtimit të metastazave vertebrale përbën edhe kombinimi i dy teknikave të mësipërme me metodën e radiofrekuences. Nëpërmjet kësaj të fundit arrihet djegia e tumorit në masë 70%. Teknika operatore vazhdon më kyphoplastikë e cila bën të mundur injektimin e cimentos akrilike e cila e djeg akoma më shumë qelizat tumorale të mbetura pas radiofrekuences me nxehtësinë që c’liron dhe me toxicitetin e saj duke përfunduar me fiksimin e kolonës me spondylodezë.