Dhimbja e mezit eshte shkaku i dyte me i shpeshte qe pacienti kerkon ndihme mjekesore mbas gripit sezonal. Shkaqet e dhimbjes se mezit jane nje ose shumefaktoriale. Nder me te shpeshtat mund te permenden hernia diskale, problemet degjenerative te kolones vertebrale, patollogjite inflamatore (artriti rheumatoid, spondyliti ankilozant etj) dhe problemet e lidhura me traumen e kolones. Me rralle shkak i dhimbjes se mezit mund te behen tumoret, infeksionet, deformimet e kolones si dhe arsye te tjera te cilat nuk lidhen me kolonen vertebrale psh. infeksionet e traktit urinar, probleme gjinekologjike, vaskulare etj.
Ne pergjithesi pacientet me dhimbje mezi kane probleme kronike dhe para se te vijne te mjeku specialist, kane provuar shume metoda te trajtimit te dhimbjes, duke filluar nga mjekimet popullore, e deri te trajtime medikamentoze te perseritura.
Percaktimi i sakte i shkakut te dhimbjes se mezit eshte me rendesi jetike dhe per kete ndiqet nje metodike e caktuar e bazuar se pari ne viziten klinike me te gjitha provat e nevojshme, e nderthurur me informacionet e analizave dhe ekzaminimeve specifike.
Vendosja e nje diagnoze te sakte, percakton llojin e trajtimit psh.: nese nje pacient vuan nga hernia diskale lumbare ai/ajo do te perfitonte me shume nga protokolli Mc Kenzie dhe jo nga ai Williams qe perdoret ne stenozen lumbare ( te dy diagnozat me siper shfaqen me dhimbje mezi dhe te dy protokollet jane protokolle fisioterapie).
Ka shume menyra per trajtimin e dhimbjes se mezit. Sigurisht qe jo cdo dhimbje mezi trajtohet ne menyre kirurgjikale.
Injeksionet ne kolonen vertebrale mund te qetesojne dhimbjen plotësisht ose pjesërisht për disa ditë deri në disa muaj dhe shumë herë injeksioni përbën zgjidhje përfundimtare.
Ato shpesh sherbejne si nje stacion midis terapise medikamentoze, fisioterpise dhe metodave te tjera trajtimi konservativ nga njera ane dhe terapise kirurgjikale nga ana tjeter.
Përdorimi i injeksioneve në kolonën vertebrale ne vetevete ka për qëllim:
1-permiresimin e dhimbjes (sidomos te dhimbjes ne kembe) dhe në disa raste mund të ndihmojnë
2-në vendosjen e diagnozës.
Injeksionet me te zakonshme jane të përbëra nga dy komponentë: lënda anestetike (zakonisht perdorim lidokaine 2%) dhe kontizoniku (zakonisht perdorim metilprednisolon 40mg ose triamcinolone). Procedura behet nen anestezi lokale. Në disa raste kur shenjat klinike dhe ekzaminimet e tjera nuk janë shumë të qarta për shkak të ekzistences se 2 ose më shumë niveleve problematike te kolones vertebrale injektimi me karakter diagnostik saktëson diagnozën duke shmangur në këtë mënyrë ndërhyrjen në rrënjë (radikse) të tjera nervore të cilat nuk janë burimi i vërtetë i shenjave klinike.
Injeksionet e mesiperme, nuk jane te vetmet qe mund te ofrojne terapi.
Perdorimi i PRP eshte nje alternative ne trajtimin e shume problemeve te kolones vertebrale.
Strukturat anatomike që mund të injektohen:
a-Hapësira epidurale. Keto injeksione quhen caudal epidural injections dhe ndihmojne ne trajtimin e dhimbjes se mezit dhe te kembeve qe vijne si pasoje e ngushtimit te kanalit lumbar (stenoza lumbare).
b-Rrënjët nervore (bllok i rrënjës-nerve root blocks). Procedura kryhet nën kontrroll radioskopik (C-arm) duke përdorur lëndë kontrasti e cila shfaq trajektoren e saktë të rrënjës nervore rreth të cilës injektohet lenda anestetike dhe kortizonike.
c-Artikulacionet e vogla të pasme të kolonës vertebrale(facet joint).
d-Artikulacionet sakro-iliake. Injeksione te tilla mund te kryhen nen guiden e c-arm ose te skanerit
e-disku intervertebral per efekte diagnostike (diskografia) dhe per efekte kuruese.