Artrozat e artikulacioneve te supit

Artroza eshte nje term mjeksor qe nenkupton ndryshimet   degjenerative te artikulacioneve. 

Artroza ne sup mund te preke artikulacionin glenohumeral ose /dhe artikulacionin akromioklavikular.

Nje tip tjeter artroze ne artikulacionin e supit eshte e ashtuquajtura  Cuff-tear arthritis (artroze per shkak te ruptures se tendineve rrotullues te supit).

Tek cilet paciente shfaqet kjo patollogji?

Paciente qe kane pesuar nje traume ne sup ose kane vuajtur nga nje semundje inflamatore mund te zhvillojne artroze ne moshe me te hershme se 60 vjec.
Diagnoza dhe trajtimi
Diagnoza vendoset e bazuar ne anamnezen, shenjat klinike dhe radiografite. Trajtimi i stadeve fillestare permblidhet ne :

–  Fisioterapi specifike me target kyesor balancen muskulore

–  Qetesues dhimbjeje

–  Modifikim i levizjeve

–  Injeksione ne sup (kortizoni, acidi hyaluronic)

Nje metode alternative me rezultate te kenaqshme eshte terapia bilogjike:

a-PRP,

b-lipogems

Nese metodat konservative nuk arrijne te kontrrollojne dhimbjen dhe te permiresojne problemet funksionale te supit, atehere kirurgjia eshte metoda e fundit dhe definitive e trajtimit te artrozes se artikulacioneve te supit.

Ne metodat kirurgjikale permbledhen disa teknika trajtimi:

Debridement dhe shplarje e artikulacionit glenohumeral duke bere te mundur  kufizimin e dhimbjes ( kjo teknike mund te mos jete gjithmone nje zgjidhje perfundimtare e problemit, por gjithsesi pacienti fiton kohe dhe artroplastiken e supit mund ta beje ne nje kohe te dyte).

Artroplastika e artikulacionit glenohumeral. Artikulacioni i supit karakterizohet nga nje hark i madh levizjesh. Ne disa raste keto levizje mund te jene te dhimbshme dhe te kufizuare per shkak te artrozes se siperfaqjeve artikulare. Ne disa nga keto raste mund te nevojitet zevendesimi i ketyre siperfaqjeve artikulare te demtuara me proteza. Keto proteza mund te vendosen vetem ne siperfaqjen artikulare te kokes se humerusit ( ne kete rast operacioni quhet hemiarthroplasty-artroplastike e pjesshme e artikulacionit te supit), ose ne te dy siperfaqjet artikulare te artikulacionit (ne kete rast operacioni quhet total shoulder arthroplasty-artroplastike totale e artikulacionit te supit). Kjo e fundit perben metoden me te shpeshte te trajtimit te artrozes se vancuar te artikulacionit glenohumeral. Ekzistojne tre grupe artroplastikash: proteza parciale (hemiarthroplasty), totale (total shoulder arthroplasty) dhe reverse arthroplasty. Secili grup ka indikacionet e veta qe kushtezohen nga disa faktore si: siperfaqjet artikulare te prekura nga artroza, shkalla e demtimit te tendineve rrotullues te supit (rotator cuff) etj.

Qellimi kryesor i artoplastikave, eshte te pakesoje dhimbjen e krahut dhe te permiresoje funksionit e ketij artikulacioni. Vendimi per perdorimin e nje tipi te caktuar proteze (totale ose te pjesshme) eshte ne varesi te disa faktoreve dhe kirurgu ortoped specialist do t’ju shpjegoje rreth detajeve te personalizuara.

Pas operacionit ju do te qendroni ne spital per 3 deri ne 4 dite. Suturat do te hiqen 10 dite pas operacionit. Krahu i operuar ka nevoje per rehabilitim. Fisioterapisti do t’ju udhezoje per programin specifik qe do te ndiqni pas operacionit. Pas javes se gjashte postoperatore mund te behet i mundur realizimi i aktiviteteve te lehta. Forca e krahut do te marre kohe qe te permiresohet.

Rezeksion artroplastik i artikulacionit akromioklavikular. Kryhet ne rastet kur ky artikulacion vuan nga artroza dhe behet shkak per dhimbjen e supit dhe ose uljen e funksionit te tij. Operacioni kryhet ne menyre artroskopike ose te hapur, i vetem ose i kombinuar me procedura te tjera si psh.: dekompresioni subakromial, riparimi i ruptures se manshetes rotatore, artroplastika e artikulacionit glenohumeral. Procedura kryhet nen anestezi gjenerale te kombinuar me anestezi regjionale (bllok interskalen). Pacienti mund te trajtohet si kirurgji ditore ose mund te qendroje jo me teper se nje nate ne spital. Teknika operatore konsiston ne rezeksionin e pjeses distale te klavikules dhe 5 mm te siperfaqjes artikulare te akromion.

Protokolli postoperator i fisioterapise duhet te ndiqet ne menyre qe te arrihet maximumi i rezultatit.

Rreth 3 muaj pas operacionit funksioni pritet te permiresohet 80% dhe ne muajt qe vijojne pritet permiresim i vazhdueshem.

Add Your Comment