Tendinet rrotullues te supit (Rotator Cuff)
Rotator cuff (mansheta rrotatore) eshte nje shtrat tendinesh qe mbeshtjellin koken e humerusit nga ana e perparshme, e pasme dhe nga ana e siperme-e jashtme e tij. Keto tendine jane zgjatime te muskujve qe vijne nga shpatulla, te cilet jane pergjegjes per rrotullimin e krahut dhe quhen:
-tendini i muskulit supraspinatus i cili eshte pergjegjes per ngritjen e krahut sidomos ne 30 gradet e para te abduksionit (levizja e largimit anash e krahut nga trupi kur ai eshte i varur paralel me boshtin e gjatesor te trupit)
-tendini i muskulit subskapularis i cili eshte pergjegjes per rrotullimin e brendshem te krahut
-tendini i muskulit infraspinatus dhe teres minos. Keta 2 muskuj jane pergjegjes per rrotullimin e jashtem te krahut.
Nga ana biomekanike, funksioni i ketyre tendineve eshte jo vetem rrotullimi i krahut apo ngritja e tij (levizja e krahut), por edhe mbajtja e kokes se humerusit afer siperfaqjes artikulare te shpatulles( glenoidit) ne menyre qe muskuj te tjere me te fuqishem (muskuj te jashtem te artikulasionit) te kene force me te madhe vepruese (psh muskuli deltoid).
Keta tendine levizin ne nje hapsire kockore midis kokes se humerusit dhe siperfaqjes se poshtme te kockes akromiale. Bursa qe ndodhet ne kete pozicion anatomik sherben si jastek lubrifikant duke ulur ferkimet e ketyre tendineve me kocken. Keto tendine mund te demtohen pjeserisht ose te keputen plotesisht per shkak te traumave ne sup kryesisht ne moshat e reja, ose per shkak te degjenerimit (term qe nenkupton shkaterrimin gradual te substances ndertuese te tendineve dhe me rezultat humbjen e aftesive biomekanike: forces, elasticitetit) qe ndodh kryesisht ne mosha me te medha se 50 vjec.
Cili nga tendinet demtohet me shpesh?
Tendini i muskulit supraspinatus eshte tendini qe demtohet me shpesh
Cfare eshte patollogia e rotator cuff?
Demtimi i tendineve mund te ndodhe pas nje trauma akute ose pas mikrotraumave qe perseriten gjate punes se perditshme ose gjate aktiviteteve sportive. Ky demtim shkakton nje enjtje (inflamacion) te tendinit qe quhet tendinit. Gjithashtu ky tendin i enjtur , gjate levizjeve te krahut mund te goditet vazhdimisht nga siperfaqja e poshtme e kockes akromiale. Kjo gjendje patologjike quhet impingement. Mund te ndodhe shpesh qe bursa te inflamohet dhe kjo gjendje quhet bursit i cili mund te pasohet nga nje demtim i tendinit qe disa here perfundon ne degjenerim dhe shkaterrim te plote te substances elastike (ne keputjen e tyre). Keputja e tendineve rezulton ne zhvillimin e artrozes se artikulacionit dhe kjo gjendje quhet artroza nga rupture e rotator cuff (cuff tear arthropathy ).
Model pacienti: Burre rreth te 50- tave me dhimbje qe ndihet ne te gjithe supin dhe qe rrezaton poshte pergjate krahut, shpesh deri afer berrylit. Dhembja eshte karakteristike kur pacienti mundohet te ngreje krahun, ose te ushtroje force apo te beje pune mbi nivelin e gjoksit. Shpesh dhimbja eshte me e forte naten dhe e shqeteson gjumin, sidomos ne perpjekjen per te fjetur mbi krahun qe eshte prekur nga patologjia. Me kalimin e kohes shfaqet atrofia muskulare edhe si rrjedhoje ulja e forces se krahut.
Diagnoza vendoset zakonisht ne konsultim me mjekun tuaj. Shpesh ekzaminimet radiologjike, echografike, skaner apo rezonanca magnetike ndihmojne per te kuptuar me shume rreth madhesise se problemit, pozicionit te demtimit, apo te strukturave te tjera patologjike psh. osteofite, spur, kiste kockore, errozione kockore.
Si trajtohet ?
Qellimi i trajtimit eshte permiresimi i dhimbjes, funksionit te supit dhe parandalimi i demtimeve artikulare si pasoje e mostrajtimit ne kohe.
Ruptura e tendineve te manshetes rrotatore mund te trajtohet ne disa menyra:
Demtimet e vogla pergjigjen mire nga terapise me PRP (plazme) e ndjekur nga nje periudhe rehabilitimi.
Demtime qe prekin funksionet e supit rekomandohet qe te trajtohen ne menyre kirurgjikale,
Demtime masive te manshetes rrotatore te pariparueshme ne menyre kirurgjikale, mund te pergjigjen mire ndaj protokollit te forcimit te muskulit deltoid (Reading Shoulder Protocol).