Ngrirja e supit (Frozen Shoulder)
Eshte nje gjendje patologjike ne te cilen kapsula e artikulacionit te supit rrudhoset dhe shkakton kufizim te levizjeve te artikulacionit.
Cilat jane shenjat klinike?
Dhimbja e supit eshte nje shenje klinike e cila rritet gradualisht dhe shpesh behet e padurueshme
Kufizimi i levizjeve perben shenjen e dyte klinike i cili pengon pacientin te kryeje nevojat e tij te perditshme ( psh.: te veshe rrobat)
Pse ndodh kjo gjendje?
Edhe pse me natyre inflamatore, origjina eshte akoma e panjohur. Mund te shoqeroje gjendje post traumatike ose paciente me diabetes mellitus, tyroidopati ose Morbus Dupuyten; gjithashtu mund te ndodhe pas nje imobilizimi te zgjatur te artikulacionit glenohumeral ose si komplikacion postoperator si pergjigjje inflamatore e organizmit apo e nje rehabilitimi te pamjaftueshem.
Cili eshte trajtimi i Supit te Ngrire?
Opsione trajtimi perbejne:
- Manipulime nen anestezi (MUA) nepermjet te cilave realizohet shkeputja e kontrakturave. Procedura kryhet nen anestezi gjenerale e kombinuar me bllok interskalene. Ky kombinim ben te mundur qe pacienti te vazhdoje nje program fisioterapie menjehere pas procedures per te fituar maximumin e levizjeve te supit qe ka fituar nga manipulimet nen anestezi.
- Trajtim kirurgjikal. Ky realizohet duke perdorur artroskopine e supit. Kjo metode ben te mundur prerjen e kapsules se artikulacionit duke permiresuar harkun e levizjeve akoma edhe ne rastet kronike ne te cilat kapsula nuk mund te cahet me manipulime nen anestezi
- Fisioterapia e cila mund te ule dhimbjen dhe te permiresoje levizjet e supit
- Injeksionet steroide me anestetike lokale ne artikulacion
5.Hydrodistention qe realizohet duke injektuar tretesire fisiologjike ne artikulacion, nen echografi, me qellim tendosjen e kapsules artikulare te artikulacionit glenohumeral.