Instabiliteti i Supit

Istabiliteti glenohumeral eshte nje gjendje ne te cilen  artikulacioni ndihet jo stabel ne menyre qe te kryeje te gjitha funksionet normale si pasoje e zhvendosjes tej limiteve normale te pjesshme ose te plote te kokes se humerusit ( kjo strukture e ka formen si gjysme topi te vogel – the ball) nga siperfaqja artikulare e shpatulles (kjo strukture e ka formen e luget- the socket). Zhvendosja mund te ndodhe si rrjedhoje e nje luksacioni glenohumeral traumatik (aksidentalisht) i cili mund te reponohet ne menyre te vetevetijshme ose me ndihme mjeksore. Luksacionet mund te ndodhin edhe gjate sporteve te kontaktit psh futboll etj. Luksacionet mund te ndodhin edhe ne menyre spontane ne rastet me elasticitet te rritut te te gjitha artikulacioneve.

Artikulacioni  GH eshte artikulacioni me i levizshem i trupit te njeriut. Stabiliteti i tij kushtezohet nga nje sere faktoresh dhe strukturash anatomike, nderthurja komplekse fisiologjike e te cilave rezulton ne nje koordinim perfekt te ketyre strukturave. Keta faktore jane:

-Forma e siperfaqjeve artikulare te kockave qe perbejne kete artikulacion ( humerusit-the ball dhe e shpatulles-the socket)

-Labrumi i glenoid (buza rrethuese e siperfaqjes artikulare te shpatulles) e cila rrit thellesine e kesaj siperfaqjeje artikulare.

-Ligamentet dhe kapsula e artikulacionit

-Presioni negativ i artikulacionit

-Muskujt e jashtem te supit

Demtimi i nje ose me shume prej ketyre strukturave mund te rrezultoje ne paqendrueshmerine (instabilitetin) e artikulaciomit.

Shembull: -Mbas nje luksacioni GH mund te ndodhe shkeputja e labrumit me ose pa fragment kockor nga siperfaqja e perparshme e artikulacionit gje qe shkakton instabilitet te tij. Ky demtim quhet ‘’Bankart lesion’’

-Gjate nje luxacioni GH mund te ndodhe shtypja e nje pjese te kokes se humerusit nga buza kockore e siperfaqjes artikulare te shpatulles me rezultat krijimin e nje defekti kockor te permasave te ndryshme .Ky demtim quhet  ‘’Hill-Sachs lesion’’

Cili eshte trajtimi?

Ekzistojne nje seri zgjidhjesh te mundshme per te trajtuar kete lloj patologjie. Keto jane:

fisioterapia e cila mund te ndihmoje ne forcimin e muskujve dhe ne kete menyre te stabilizoje artikulacionin

kirurgjia e hapur e cila rikonstrukton anatomine normale te artikulacionit duke penguar ne kete menyre perseritjen e luxacioneve te cilat shkaktojne demtim te hershem te indit kercor te siperfaqjeve artikulare dhe rezultat perfundimtar shkaterrimin e artikulacionit (artroza). Nese luksacioni ndodh me shume se nje here, rekomandohet stabilizimi i strukturave.

kirurgjia artroskopike e cila rikonstrukton anatomine normale te artikulacionit. Kjo lloj kirrurgjie eshte zhvilluar ne dekadat e fundit si rezultat i

1-nevojes per ti ofruar pacientit diagnose me te plote te lezioneve patologjike, disa prej te cilave per shkak te anatomise se vecante te ketij artikulacioni nuk mund te vihen re gjate nje kirurgjie te hapur te supit p.sh. SLAP lesion (Superior Labrum Anterior Posterior). Nese keto lezione nuk dallohen dhe nuk trajtohen behen shkak per vazhdim te shqesimeve klinike pas operacioneve te hapura, te kryera per probleme te tjera edhe pse ato mund te jene kryer ne menyre perfekte.

2- Nder vite jane perfeksionuar teknikat artroskopike operatore. Nepermjet disa vrimave dhe duke perdorur instrumentet perkatese arrihet qe te trajtohet nje numer i madh patologjish te ketij artikulacioni.

Pacientit i ofrohet:

-kohe me e shkurter qendrimi ne spital (shtrim ne diten e operacionit dhe dalje te njejten dite ose diten tjeter nese ekzistojne problem te tjera shendeti te cilat kane nevije per nje kujdes me te vecante),

-rehabilitim te shpejte

– rezultat estetik (nuk ka cikatrice kirurgjikale)

A kam nevoje per t’iu nenshtruar nje trajtimi kirurgjikal?

Ky vendim merret pas konsultimit me specialistin kirurg dhe pasi jane diskutuar mundesite e trajnimit, kerkesat e pacientit (psh.Sportistet kane kerkesa shume te larta ndaj krahut te tyre dhe si i tille do ti nenshtrohet protokolleve te vecanta te trajtimit). Numri i luksacioneve dhe mosha e te semurit gjithashtu do te ndikojne ne marrjen e ketij vendimi.

Llojet e operacioneve qe perdoren per trajtimin e Instabilitetit te artikulacionit GH:

Kirrurgjia e hapur-teknika Laterjet: Ne disa raste procedurat artroskopike te rekonstruksionit te insatbilitetit te artikulacionit GH jane te pamundura. Shembull perben rasti i shkeputjes se labrum bashke me nje fragment kockor nga siperfaqja e poshtme –e perparshme e siperfaqes artikulare te shpatulles( glenoid rim) mbas nje luksacioni anterior ose rasti i nje lezioni te madh Hill-Suchs.  Ne keto raste defekti kockor i formuar nevojitet qe te mbushet perseri me fragment kockor ne menyre qe te parandaloje rekurencen e nje luksacioni. Procedura e mesiperme e quajtur Laterjet lejon zhvendosjen e nje pjese te prosesit korakoid te shpatulles dhe fiksimin e ketij fragmenti ne pjesen e poshtme –e perparshme te siperfaqes artikulare te shpatulles( glenoid rim), atje ku mungon. Fragmenti qe zhvendoset, fiksohet ne pozicionin e ri me vida metalike. Pacienti do te kete nevoje per anestezi regjionale suplementare e anestezise se pergjithshme. Qendrimi ne spital  eshte ne  varesi te dhimbjes.

Fragmenti i fiksuar ka nevoje per kohe qe te ngjitet keshtu qe krahu do te qendroje  palevizur, i varur ne nje support te rehatshem per 4-6 jave. Gjate periudhes se pare pacienti mund te kete dhimbje dhe per kete mund te nevojiten qetesues dhimbjeje. Ne kete periudhe nuk eshte e mundur te drejtoje automjete.

Nje program fisioterapie do te filloje gradualisht pas kesaj periudhe me udhezime specifike per sportistet.

Ndjekja skolastike e protokolleve te fisioterapise eshte esenciale per te siguruar suksesin e procedures kirrurgjikale.

Kirurgjia artroskopike – Kjo lloj kirurgjie eshte nga me modernet ne fushen e ortopedise dhe ben te mundur trajtimin e rupturave te ligamenteve si dhe te strukturave te tjera anatomike te artikulacionit te krahut te demtuara nga nje luxacion. Nepermjet teknikave ortroskopike behet e mundur restaurimi i anatomise normale te artikulacionit duke parandaluar ne kete menyre perseritjen e luksacionit GH. Keto lloj operacionesh kryhen me anestezi regjionale si suplement i anestezise se pergjithshme. Zakonisht pacientet trajtohen ne baze ditore dhe largohen nga spitali kur ndihen mire dhe rehatshem. Karakteristike e teknikave operatore artroskopike eshte fakti qe per kryerjen e tyre nevojiten vetem disa vrima te vogla te cilat perdoren si porta hyrjeje ne artikulacion dhe qe nepermjet tyre futen te gjitha instrumentet e nevojshme. Keto instrumente jane:

Kamera artoskopike nepermjet se ciles behet e mundur vezhgimi nga brenda i artikulacionit.

Turr (power shaver) – Perdoret per te perpunuar indet e buta ose kockore te artikulacionit

Gjithe seti i veglave qe jane te nevojshme per te kryer rekonstruksionin e demtimit

Ne  disa raste mund te perdoren kanula te cilat ndihmojne ne mbrojtjen e indeve te bute te portave hyrese ne artikulacion dhe lehtesojne kryerjen e procedurave te caktuara.

Fiksimi i ligamenteve te demtuara, te labrumit apo te kapsules se artikulacionit realizohet me ndihmen e suturave te kapura ne vida (ankora) metalike ose bioabsorbuese. Ne disa raste mund te perdoren vetem sutura si pjese e procedures stabilizuese.

Ky rikonstruksion i indeve te buta (ligamenteve, labrum, kapsul) ka nevoje per kohe te sherohet dhe per kete arsye krahu i operuar duhet te mbahet ne support per 3-6 jave. Gjate periudhes se pare pacienti mund te kete dhimbje dhe per kete mund te nevojiten qetesues dhimbjeje. Per sa kohe qe krahu eshte ne suport pacienti nuk mund te drejtoje automjete.

Ndjekja e nje program special fisioterapie eshte esancial per te siguruar rezultatin e operacionit. Ky program fillon ne ditet e para mbas operacionit dhe mund te ndiqet per nje periudhe 6 mujore.

Add Your Comment

Call Now Button