Artikulacioni i gjurit


Artikulacioni i gjurit është artikulacioni më i madh dhe pa dyshim më i stresuari në trupin e njeriut. Gjuri është një nyje synoviale dhe formohet nga dy artikulacione: nyja tibiofemorale dhe nyja patellofemorale. Ligamentet ekstrakapsulare dhe intrakapsulare, si dhe muskujt që kalojnë nyjen, sigurojnë një stabilitet shumë të mirë që i kundërvihet stresit biomekanik të sjellë në nyje. Si një nyje e varur, nyja e gjurit kryesisht lejon lëvizje përgjatë një boshti siq është mbledhja (flexioni) si dhe shtrirja (extenzioni) në rrafshin sagital. Ai gjithashtu lejon një rotacion të lehtë të mbrendshem dhe të jashtem kur gjuri është në fleksion. Nyja e gjurit gjithashtu përmban një menisk të mbrendshëm dhe të jashtëm, të cilët veprojnë si amortizues dhe këmbyes të goditjeve. Siç mund të shihet në këtë video të shkëlqyer menisqet kanë një konkavitet të lehtë, që përmirësojn përshtatjen midis femurit dhe tibisë si dhe rrisin stabilitetin e përgjithshëm në nyje.Lëndimet e meniskut mund të jenë nga natyra traumatike ose degjenerative dhe janë më të shpeshta tek sportistet që marrin pjesë në sporte që përfshijnë përdredhje në një këmbë siq është futbolli, basketbolli, volejboll, etj. Simptomat e shoqëruara me një dëmtim të meniskut zakonisht janë me dhimbje në gju, pamundësi për të lëvizur plotësisht gjurin, vështirsi në drejtimin e gjurit pas uljes ose mbjedhjes si dhe shtrëngim i gjurit ose ndonjë kombinim i këtyre simptomave.Gjithashtu duhet të theksohet se një përqindje e madhe e njerëzve nuk kanë asnjerën nga këto simptome edhe pse në MRI të gjurit mund të shihen ndryshime të meniskut. Pra, nuk duhet të shqetësohemi menjëher nëse në MRI vërehen ndryshime të meniskut, sepse shumica prej tyre mund të zgjidhen me kujdes konservator. Për sa i përket rehabilitimit, duhet aplikuar ushtrime që inkurajojnë ruajtjen e lëvizjeve të gjurit, kontrollin motorik, si dhe ruajtjen e forcës pasi ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit.

Call Now Button