Artikulacioni i berrylit


   Bërryli Bërryli është artikulacioni i anësisë së sipërme që lidh krahun me parakrahun. Ka dy shkallë lëvizje të cilat janë përthyerja (fleksioni) dhe shtrirja (estensioni) i parakrahut mbi krah si dhe rrotullimin e kyçit të dorës mbi parakrah (pronacion dhe supinacion). Bërryli është i formuar nga artikulimi i tre kockave: artikulacioni midis humerusit dhe ulnës, artikulacioni midis humerusit dhe radiusit dhe ai midis radiusit dhe ulnës. Është i përfshirë brënda një kapsule e cila mbron artikulacionin dhe e përforcuar nga legamentët kolateralë medial (ulna) dhe lateral (radiusi) i garantojnë atij stabilitet. Përveç kësaj, një funksion të rëndësishëm në lëvizjen e këtij kyçi kanë edhe legamentët anterior (të përparshëm) dhe posterior (të pasëm). Artroza Si çdo artikulacion tjetër edhe bërryli mund të preket nga artroza, pra sëmundja degjenerative e kërcit. Faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje janë të shumtë: traumat si frakturat apo luksacionet, sëmundje sistemike (artriti reumatoid, psoriaza etj.) punë krahu të rënda që përdorin lëvizjen e bërrylit shumë, sportistë që kryejnë body-building. Simptomat:  

  • Shpesh tolerohet mirë nga pacienti dhe kufizimi i lëvizjes mund të jetë i vogël fillimisht.
  • Dhimbja mund të jetë e pranishme gjatë aktivitetit të përditshëm dhe në veçanti në “fund të lëvizjes” (në maksimumin e shtrirjes dhe maksimumin e përthyerjes së bërrylit).

Diagnoza: 

  • Pergjatë egzaminimit klinik bërryli paraqet zakonisht një defiçit në shtrirje, i shoqëruar edhe me dhimbje kryesisht në pjesën e pasme.
  • Nganjëherë mund të ketë edhe neuropati të nervit ulnar.
  • Radiografia paraqet shenjat e një vuajtje artikulare si osteofite, ndryshime të kërcit, prania e fragmenteve të lira.

Mund të jetë e nevojshme edhe rezonanca manjetike nukleare.

Terapia: 

  • Artroskopia ka revolucionuar këto vitet e fundit edhe trajtimin e artrozës së bërrylit.
  • Kryhet pastrimi i indeve të humerusit dhe të ulnës dhe rekuperimi është shumë i shpejtë, pa dhimbje dhe me shumë rezultat.
  • Me anë të kësaj ndërhyrje kryhet edhe heqja e fragmenteve të lira në artikulacion si dhe i osteofiteve (majëza kockore) që janë tipike të artrozave dhe që pengojnë lëvizjen e bërrylit.
  • Në ato raste kur nuk është e mundur të kryhet kirurgjia artroskopike, mund të zëvendësohet kërci i dëmtuar i pacientit me nje membranë (zakonisht i fashës lata) që merret në zonën e kockës: ky “jastëk” bën të mundur lëvizjen e bërrylit pa dobësuar shumë forcën e krahut.
  • Mundësia e tretë është proteza e bërrylit.

Megjithëse ky operacion po jep rezultate gjithmonë e më të mira preferohet të bëhet në rastet e pacientëve të vjetër në moshë. Instabiliteti Një komplikim i luksacionit të bërrylit është përsëritja herë pas here (recidiva). Ky komplikim varet shumë nga mosha kur pacienti ka pësuar luksacionin e parë dhe shkaktohet nga disa faktorë: hiperlaksiteti i legamenteve, dëmtimi ose këputja e tyre, dëmtimet kockore. Sa më i ri në moshë të jetë pacienti, kur bërryli luksohet për herë të parë, aq më i madh është rrëziku i luksacioneve të tjera. Në përgjithësi dëmtohet legamenti kolateral radial. Nganjëherë dëmtimi i legamenteve ndodh pas një traume sportive të lehtë pa patur subluksacion apo luksacion të bërrylit. Diagnoza e dyshuar klinikisht mund të konfermohet me radiografi dinamike. Diagnoza: 

  • Për të vlerësuar laksitetin e legamenteve të bërrylit kryhen disa manovra specifike: i kërkohet pacientit të ngrihet në këmbë nga kolltuku duke shtyrë me duar me bërrylat drejt mbi mbështetëset anësore.
  • Pacienti që ka laksitet legamentoz do të ketë vështirësi në kryerjen e kësaj manovre. Në veçanti specialisti mund të kryejë testin dinamik të quajtur “pivot shift test” (që riprodhon luksacionin e kapitelit radial).
  • Egzaminimi radiologjik është shumë i rëndësishëm për të vënë në dukje dëmtime kockore të kompartimentit lateral.

Terapia: 

  • Trajtimi është kirurgjikal.
  • Kryhet një riforcim i legamentit të këputur ose rikostruksion i tij me tendinin palmar të marrë nga pacienti (si në rastin e rikostruksionit të legamentit kroçat anterior të gjurit me anë të tendinit rotul).

Rezultatet janë shumë të mira pasi bërryli rifiton stabilitetin. Nervi ulnar Nervi ulnar është shpesh i shtypur në pjesën e pasme dhe mediale të bërrylit. Shkaqet që çojnë në shtypjen dhe vuajtjen e nervit ulnar janë të ndryshme dhe manifestohen me dhimbje në zonën e brëndshme të bërrylit (e cila shtohet gjatë përthyerjes), mpirje dhe ndjesi “mizash” në zonën e kurrizit të kyçit të dorës dhe të gishtit të katërt dhe të pestë (gishti i unazës dhe ai i vogël). Simptomat:  

  • Klasike është një dhimbje e lehtë e lokalizuar në anën e brëndshme të bërrylit e cila bëhet më e fortë kur përthyhet artikulacioni.
  • Nganjëherë kur lëvizet bërryli dëgjohet një kërcitje e cila është tipike e një subluksacioni irritues të nervit ulnar dhe e caput medial të muskulit triceps.
  • Irritimi i nervit shkakton edhe mpirje të dorës, ndjesi “mizash” dhe rigiditet të gishtit të unazës dhe atij të vogël.
  • Në raste ekstreme mund të vërehet një defiçit i lëvizjes dhe deformim i gishtave.

Diagnoza: 

  • Bazohet në egzaminimin klinik i cili synon në zbulimin e tre shenjavë klinike kryesore të lidhura me neuropatinë:
  1. Dhimbja e shkaktuar nga prekja e nervit në zonën epitrokleare;
  2. Shtimi i dhimbjes gjatë perthyerjes së bërrylit;
  3. “Shenja e Tinel” (ose goditja me gisht e nervit) mund të shkaktojë “miza” në bërryl dhe në dorë.

Egzaminimi i elektromiografisë është i nevojshëm por nuk është i lehtë per tu interpretuar. Radiografia e bërrylit nganjeherë mund të vëjë në dukje osteofitet në afërsi të nervit. Rezonanca manjetike mund të konfermojë një shtypje të nervit ulnar nga neoformacione të ndryshme (kist, kocka, kërci) ose një subluksacion i nervit. Terapia:  Kur diagnoza është e konfermuar këshillohet ndërhyrja kirurgjikale e cila parashikon lirimin e nervit (neurolizë) në nivel epitroklear. Nervi mund të spostohet në indin subkutan për ta mbrojtur me mirë. Për të evituar recidivat lirimi i nervit duhet kompletuar qoftë sipër (proksimale) e qoftë poshtë (distale) epitrokleas.

Për më shumë na ndiqni:


Facebook


Youtube

Call Now Button