Artikulacioni supit eshte i lidhur me trupin (sternumin, pjesen cervikale te shtylles kurrizore dhe toraksin) nepermjet strukturave anatomike si muskuj dhe ligamente. Ne ndryshim nga artikulacione te tjera te medha si ai koksofemoral apo ai i gjurit, ne te cilet kockat mbeshteten mbi njera tjetren, artikulacioni i supit quhet edhe artikulacion i varur dhe roli i indeve te buta eshte shume i rendesishem ne stabilitetin e tij. Kjo nderlidhje mundeson shfaqjen e dhimbjes se supit jo vetem ne patologjite e tij, por edhe si reflektim i patologjive ne pozicione anatomike te tjera afer ose larg tij p.sh.: nga pjesa cervikale e shtylles kurrizore, abdomeni, toraksi etj.
Dhimbja e supit mund te jete rezultat e:
-Traumes ( fraktura, shembje te indeve te buta, ruptura te tendineve)
-Inflamacionit ( Artritet, bursitet, kapsulitet, kalcifikimet)
-Ferkimit te rritur midis kokes se humerusit dhe siperfaqes se poshtme te kockes akromiale (impingement)
-Istabilitetit ( mbas luksacioneve)
-Problemeve kronike degjenerative ( rupture e plote, parciale e tendineve te rotator cuff ose tendinit biceps)
-Tumoreve paresore ose metastatike te indeve te buta ose te strukturave kockore te artikulacionit
-Kockes akromiale simptomatike (Os acromiale)
-Komprimimit te strukturave nervore te supit psh. i nervit supraspinatus.
Modelet me te shpeshta te shfaqjes se dhimbles se krahut:
-Artikulacioni gleno-humeral: dhimbja eshte ne pjesen e parparshme ose te pasme te artikulacionit, me teper naten dhe lidhet me levizjet e krahut
-Rotator cuff dhe bursa subakromiale: dhimbja eshte ne pjesen e siperme te artikulacionit, ne muskulin deltoid dhe rrezaton deri ne nivelin e berrylit.
-Artikulacioni akromioklavikular: dhimbja percaktohet direkt mbi artikulacionin akromioklavikular, por mund te rrezatoje ne qafe ose pjesen e pasme apo te perparme te supit.
-Tendini biceps: dhimbja percaktohet ne pjesen e perparshme te artikulacionit dhe keqesohet kur pacienti nge krahun perpara trupit
Dhimbja e supit mund te jete rezultat edhe e patologjive jashte artikulacionit:
-Nga pjesa cervikale e shtylles kurrizore: Herniet diskale cervikale ne nivelet C4-C5-C6 mund te shfaqen me dhimbje qe reflekton ne artikulacionin e supit
-Patologji te artikulacionit sterno-klavikular
-Nga patologjite kardiovaskulare ( angina pectoris ose infarkt myokardi)
-Abdominale (kolecistite ose syndrome mbas kolecistektomise)
-Infeksione pulmonare ose Tumore pulmonare ( Pankoast)
-Patologji te Plexusit Brachial
Percaktimi i diagnozes se sakte dhe te trajnimit perkates kerkon kryerjen e hapave te meposhtem: marrjen skolastike te anamnezes me informacione te hollesishme rreth shenjave klinike, ne vazhdim kryerjen e nje ekzaminimi klinik te detajuar nepermjet perdorimit te provave klinike ne kombinim ose jo me ekzaminime si Radiografi te thjeshta ose projeksione specifike (zakonisht mjatohet nje Axillary view dhe ECHO e supit). Ekzaminimet CT ose CT artrografike (lende kontrasti, MRI ose MRI artografike (me lende kontrasti) dhe teste laboratorike jane te nevojshme vetem ne raste te vecanta (MRI artrografi perdoret vetem ne luksacionet e supit dhe ne dyshim per SLAP lesion, MRI me contrast intravenoz perdoret vetem ne rastet kur dyshohet per tumore te supit). Disa here ne raste komplekse artroskopia e krahut mund te nevojitet per te vendosur diagnozen precize.